Kompani të ndryshme ne vende te ndryshme te botes kanë treguar efikasitetin e vaksinave që kanë prodhuar kundër Covidit dhe pjesa më e madhe e shteteve kanë siguruar dozat e duhura.
Shtetet kanë vendosur rregulla të ndryshme në lidhje me grupmoshën që do marrë dozën e vaksinës, ndërsa mjeku imunolog Genc Sulçebe shpjegon se asnjë studim nuk ka nxjerrë të dhëna për efikasitetin tek fëmijët.
Tek fëmijët nuk ka ende të dhëna për efikasitetin e vaksinës. Deri në moshën 18 vjec nuk do te bëhet vaksina dhe gratë shtatzëna nuk do të bëhet”, tha Sulçebe në ‘Opinion’.
Mjeku infeksionist Pipero shtoi se në vendin tonë nuk do shihet mosha e të infektuarve por ekspozimi ndaj së.mundjes dhe në këtë mënyrë do të merret vendimi se kush do e bëjë vaksinën.
Shtete të ndryshme kanë politika të ndryshme. Përjashtim nga mosha jam dakord me atë që tha profesoresha, bëhet për fashat që janë të ekspozuara. Këtu nuk do të shikohet mosha dhe sëmundjet kronike, por ekspozimi, tha Pipero.
Po ju do ta beni vaksinen cili eshte mendimi juaj?