Pëllumb Pipero ka bërë një parashikim optimist, ku ka njoftuar Qeverinë Rama dhe qytetarët shqiptarë se pandemia është shumë afër fundit.
Mjeku tha se variant Omicron është bërë dominues në të gjithë botën dhe infektimet e shumta do të sjellin një imunizim më të madh tek njerëzit.
“Unë besoj se variani Omicron i jep fund kësaj pandemie gjatë pranverë-verës të këtij viti. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen. Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron”, tha Pipero.