Një punonjës supermarketi, shpenzoi 140,000 £ ne kanace Pepsi. I fiksuar pas shijes se vecante, ai pinte 30 kanace (10litra) Pepsi çdo ditë qe prej 20 vitesh. Ne dy dekada ai ka pirë rreth 219,000 kanaçe Pepsi, që barazohen me pothuajse 8,000 kg sheqer, ose 7 milionë kub sheqeri.
Ai shprehej se e donte shijen e nje Pepsi te ftohte dhe nuk ishe ne gjendje ta shtynte turnin e nates ne punen e tij, nese nuk do merrte adrenalinen e nevojshme nga sheqeri i pijes se tij te preferuar. Ai kishte arritur te pinte, çdo ditë, katër deri ne pesë shishe 2 litershe me pije Pepsi.
Puna ne supermarket ja lehtesonte atij blerjen e pijes se preferuar kurdo qe e deshironte, dhe keshtu te kishte gjithnje sasi te larta Pepsi dhe ne shtepin e tij. Shpeshhere e gjente veten te etur per Pepsi madje dhe sapo zgjoheshe. Dita e tij duhet te niste me patjeter me nje gote teper te madhe nga pija e tij e preferuar.
Ne festa familjare e dasma, ate e shihnin gjithnje me kanace Pepsi njera ne dore, njera pas tjetres. I pyetur nga famijare, ai pranon se mund të kishte blerë një makinë te re çdo vit, me ‘pasurinë’ që ka shpenzuar për pijen e tij të preferuar freskuese.
Por shepjte situata arriti piken kritike, kur ai arriti peshen mbi 190 kg dhe mjeket e paralajmëruan se ishte në rrezik të zhvillimit të diabetit, nese mbante te njejten diete.
Nje ndryshim ne diete dhe stervitja e ndihmoi te humb 2 kg nderkohe qe u përpoq të ndalonte së piri Pepsi.
Me ne fund ai iu drejtua hipnoterapistit me bazë në Londër, David Kilmurry, per te hequr zakonin e tij. Direkte pas seances se pare, me vetëm një seance hipnoterapie në internet, ai piu ujë për herë të parë në 20 vjet. Cuditerisht pa e kuptuar c’fjale i tha eksperti, ai filloi te preferonte dhe kerkonte vec uje.
Para seance ai rastesisht kishte lene 2 kanace Pepsi ne frigorifer, pa i pire. Pas nje muaji nga seanca ai ende nuk i kishte prekur kanacet.
Mes shume te njohurve, me e lumtur per kete ndryshim radikal ishte bashkeshortja e tij. Ajo kishte vene re nje ndryshim rrenjesor tek lekura dhe sjellja e re e plote energji e bashkeshortit.
Permiresimi eshte kaq i dukshem sa qe se fundmi ata te dy po planifikojne te shkojne ne ekskursion ne ngjitje te nje mali te larte ne afersi te qytetit ku banoojne.