Pilaf me mish pule e qiqra
2 kokrra te medha qepe(ku njera eshte e kuqe) i kaurdisim me vaj e pak kripe.
Shtojme mishin e pules prere ne kube dhe pastaj shtojme qiqrat e ziera nje filxhan caji.
Me tej hedhim tulin e domates ose salce dhe disa thelpinj hudhre.
Erezat : spec i kuq pluhur, piper i zi, kumin dhe curry(ose sipas deshires).
2 filxhan caji oriz te lare i shtojme ne perzierje dhe e rregullojme me kripe.
E mbulojme me afersisht 4filxhan caji uje te nrohte dhe e fusim taven ne furre te piqen rreth 30 min ne furre te ngrohte
Shoqerohet me kos ose salc si tarator