Report Tv ka siguruar pamjet brenda vilës së Bujar Kusit në të cilën nisi konflikti.
Ndërtesa tre katëshe po përshtatej që të bëhej lokal, ndërsa Çelaj po punonte për të rregulluar kondicionerin. Pikërisht puna e tij mesa duket nuk u ka pëlqyer djemve të Bujar Kusit.
Report Tv ka mundur të sigurojë edhe pamjet e këtij kondicioneri që sipas pretendimeve të autorëve të vrasjes pikonte ujë. Djemtë e pronarit të ndërtesës janë ankuar dhe kanë nisur debatin pasi janë shprehur se kondicioneri pikon.