Recetë nga PAPARE_thebeautyofsmallthing
Petullat e fshira janë ndër pjatat më speciale të kuzhinës tradicionale shqiptare, ku në përgatitjen e tyre spikat zona e qarkut të Korçës. Të lehta për t’u përgatitur dhe të shijshme sa për të lëpirë gishtat, petullat e fshira janë pa diskutim receta që sjell shijen e aromën e pjatave të gjyshes në tryezat tuaja.
PËRBËRËSIT: 1 lt qumësht, 300 g miell, 5 vezë, 1/2 lugë çaji kripë,100 g gjalpë, 2-3 hudhra dhe 200 g djathë.
PËRGATITJA: Rrahim vezët në tas dhe më pas shtojmë qumështin, kripën dhe miellin. E përziejmë me kujdes që mos na formohen toptha dhe shkumë. Mbushim garuzhden 3/4 e saj me brumë dhe e hedhim në tigan, e rrotullojmë derisa brumi të hapet në gjithë sipërfaqen. E pjekim nga të dyja anët. Vazhdojmë me durim derisa brumi të mbarojë i gjithi. Ndërkohë në një tjetër tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë hudhrën e shtypur, e kaurdisim derisa të zverdhet. Shtojmë 1 gotë me ujë dhe e lëmë të ziejë disa sekonda. Djathin e grijmë me rende ose e thërmojmë me duar. Fillojmë shtrimin në tavë, një petë, pak lëng hudhre me gjalpë dhe thërrime djathit, derisa ti mbarojmë të gjitha petët. E presim në rombe dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 10-15 minuta sa të kërcaniset peta lart