Peshonte më shumë se 300 kg gruaja humb 200 kg dhe ju nuk do ta njihni se sa shume ka ndryshuar

Kjo është historia mbresëlënëse se si një grua që ishte më e shëndosha në botë, ja se si ajo u dobësua dhe humbi më shumë se 200 kilogramë. Gruaj në fjalë e niste mëngjesin duke ngrënë gjashtë vezë të fërguara, gjysmë kile proshutë, katër porcione patate dhe gjashtë feta bukë të lyer me gjalpë dhe të gjitha këto i shoqëronte me milkshake me akullore.

Në vitin 2012, duke peshuar me shumë se 300 kg, nëna e atëhershme e një fëmije hyri zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness si gruaja më e rëndë në botë për vitin 2012.
Çuditërisht, Paulia përdori atë regjim shtimi në peshë në përpjekje për të fituar titullin.

Përfundimisht, u erdhi fundi viteve të pudrosjes me niseshte misri në palat e lëkurës,dhe duke kërkuar ndihmën e të tjerëve për të lëvizur, apo shtimi i mykut të thonjve e shumë të tjera vështirësi. Të gjitha këto e bënë atë të vendoste të mbante një dietë, dhe
në vitin 2021 ajo nuk njihej në rrugë pasi humbi më shumë se 200 kg.

Ishte një rrugëtim i vështirë me shumë ulje-ngritje dhe dieta ishte strikte me 1200 kalori por ajo nuk u dorëzua. Arriti me shumë mund të kualifikohej për operacionin e heqjes së lëkurës së tepërt që i varej në trup .

Deri sa në janar 2023, Pauline arriti të humbiste mbi 230 kilogramë dhe ishte gati të jetonte një mënyrë jetese më të shëndetshme në Kaliforni.

Doktori që e ndoqi atë u shkroi 602 mijë ndjekësve të tij: “Jam shumë krenar për angazhimin dhe përparimin që ka bërë Pauline. Kur një pacient dëshiron të punojë me mua për të humbur mbi 200 kilogramë, hapi i parë është të kuptojë ‘fuqinë e përkushtimit’ për të arritur qëllimet e tyre në humbjen e peshës.

Edhe ju nëse jeni ende në dilemë, ju duhet vetëm angazhimi dhe vendosmëria për të parë ndryshime. SHIKO.NEWS