Nuk ndodh gjithmonë të dalësh i kënaqur nga peshkimi. Por ka edhe raste si ky i fundit kur jo i kënaqur, por me shumë fat.
Një breshkë e një lloji të veçantë me një peshë prej 20 kilogramë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Fierit.
Sherif Durmishi, që ishte duke peshkuar në atë zonë tha se breshka nuk ishte në gjendje të mirë dhe ndaj kanë njoftuar Qendrën e Peshkimit në Radhimë.
Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare. Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura.