Faqja e njohur Webmd.com rekomandon pesë këshilla, përmes të cilave mund të mbroni shëndetin e syve tuaj.
Hani shëndetshëm për një shiqim të mirë
Perimet e gjelbra me gjethe, të tilla si zarzavate dhe kale, salmon, ton dhe lloje tjera peshku blu, vezë, arra, fasule.
Ndalni pirjen e duhanit
Nga pirja e duhanit ju rritni shanset për të marrë një ënjtje, dëmtim të nervit të syve dhe degjenerim makular.
Veshni syze të diellit
Lloji i duhur i syzeve të diellit do të ndihmojë në mbrojtjen e syve nga rrezet ultraviolete (UV). Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV kontribuon në mundësinë më të madhe për një ënjtje dhe degjenerim makular.
Përdorni syze mbrojtëse
Nëse punoni me materiale të rrezikshme në punë ose në shtëpi, mbani gjithmonë syze të sigurisë.
Hiqni sytë nga ekrani i kompjuterit
“Ngulitja e syve” në ekranin e kompjuterit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë një sërë problemesh. Duhet të ndërmerren hapat e mëposhtëm për të mbrojtur sytë: Sigurohuni që syzet tuaj apo lentet e kontaktit të mos jenë të vjetruara (domethënë, dioptria përkatëse) dhe se ato janë të përshtatshme për përdorimin e kompjuterit. Vendosni kompjuterin tuaj në mënyrë që sytë tuaj të jenë në nivelin me majen e monitorit. Kjo ju lejon të ktheni kokën pak më poshtë kah ekrani. Çdo 20 minuta, pushoni sytë tuaj duke shikuar 10 metra në distancë për 20 sekonda. Të paktën çdo dy orë, të ngriheni dhe të merrni një pushim 15-minutësh.