Personat e riinfektuar me COVID kanë rrezikun për të humbur jetën? Epidemiologu Alimehmeti shfaqet me urgjencë dhe publikon shifrat

Mjeku epidemiolog Ilir Ahmeti, ka publikuar në rrjetin social Facebook një studim të kryer në Katar lidhur me mundësinë e riinfektimit nga COVID.

Postimi i plotë nga mjeku Ilir Ahmeti

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…” Cit.: Robert Broëning (1812-1889)

Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!

Një studim madhor u krye në Katar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.

Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.

Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.

Reinfektimet:

243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:

35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,

19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,

26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe

163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.

Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:

23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).

31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.

Klinikisht:

Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen. ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!

Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!

Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.

Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.