Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të pini ujë, jo vetëm për të qëndruar të hidratuar, por për të siguruar që trupi të funksionojë siç duhet. Ju gjithashtu duhet të dini mënyrën e duhur për të pirë ujë për një shëndet më të mirë.
Ne pyetëm një ekspert se a duhet te pim uje ne kemb apo ulur! Dr Vipul Rustgi, mjek i përgjithshëm, tha se nuk rekomandohet të pini ujë ndërsa qëndroni në këmbë pasi mund të çojë në disa probleme shëndetësore.
Pirja e ujit në këmbë mund të jap problem në sistemin tuaj të tretjes . Kjo sepse kur qëndroni në këmbë dhe pini ujë, ai kalon me forcë dhe shpejtësi nëpër kanalin e ushqimit dhe bie drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të stomakut, gjë që është e dëmshme. Dr Rustgi thotë: “Nervat tensionohen kur njeriu pi ujë me shpejtësi ndërsa qëndron në këmbë, gjë që prish ekuilibrin e lëngjeve, duke shkaktuar një rritje të toksinave dhe dispepsi”.
Kur pini ujë në këmbë, lëndët ushqyese dhe vitaminat e nevojshme nuk arrijnë në mëlçi dhe në traktin tretës.
Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.
Ujin duhet ta pini me pauz ne disa sekonda jo te gjithe goten pernjeheresh.