Në një studim ne 58 gra që konsumonin 100 gr kumbulla të thata në ditë rezultoise kishte përmirësim ne dendesine e eshtrave Eshtrat janë inde të gjalla që ripërtërihen vazhdimisht. Osteoklastet rithithin qelizat e kockave. Nga ana tjetër osteoblastet prodhojnë qeliza të reja. Kur këto procese janë të balancuara eshtrat janë të shëndetshme dhe të forta. Kur osteoklastet mbizotërojnë kemi shkatërrim më shumë të kockës së vjetër. Kjo shkakton kockë osteopenike ose kockë osteoporike të brishtë. Shumica e ilaceve pengojnë osteoklastet, të cilat lënë kockat më të forta, por shumë më të brishta për shkak të ndryshimit të strukturës. Fruti i kumbulles stimulon osteoblastet, duke i lejuar ato të prodhojnë qeliza të reja për eshtrat dhe t’i kundërvihen osteoporozës. Kjo është e lidhur me përmbajtjen e borit, i cili rregullon metabolizmin e mineraleve dhe nivelet e hormoneve. Duke rregulluar humbjet e kalciumit dhe magnezit në urinë, mbeten akoma më shumë për të ndërtuar kockat. Gjithashtu, bori rregullon edhe estrogjenet, të cilat me veprimtarinë e tyre rrisin absorbimin e kalciumit, si dhe ndihmon të konvertohet vitamina D në gjendje aktive, e cila nevojitet nga osteoblastet për të ndërtuar tulla të reja për kockat.
Kumbullat veprojnë si antiinflamator i polifenoleve, pengojne osteoklastet dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në ekuilibrin e kolesterolit. Fibrat që përmbajnë, ndihmojnë në shëndetin e zorrëve,rrisin nivelet e Insulinës-si Rritës Faktori-I (IGF-I), ku nuk mund të jetë e mirë për këdo që ka kancer. IGF-I nxit rritjen e indeve dhe është e mirë për kockat e dobëta, por e padëshirueshme në tumore. Kjo është e diskutueshme, se disa autorë mendojnë që vetitë antiinflamatore parandalojnë kancerin.
Të famshme janë kumbullat për vetitë e tyre pastruese (laksative), shumica nuk kanë asnjë problem për të ngrënë 10 kumbulla te thata në mëngjes. Mund të fillojë dikush me tre kumbulla dhe të arrijë 100 gramë në ditë. Osteoporoza shkaktohet nga konsumimi i lartë i mishit, pulave, peshkut dhe produkteve të qumështit,pra nga të gjitha produktet shtazore, pasi stomaku bëhet alkalin në vend të jetë shumë acid. Automatikisht gjaku bëhet acidik. Organizmi për të shpëtuar njeriun dërgon osteoklastet të shpërbëjnë qelizat kockore dhe duke marrë kalciumin nga ato, e hedh në gjak për t’a alkalinizuar. Pra, procesi i osteoporozës fillon në moshë të re.
Gratë që kanë një problem të veçantë me osteoporozën pas menopauzës (dhe nuk kanë asnjë ide, se si t’a vonojnë sa më shumë), madje edhe duke lindur gjashtë fëmijë, nëse hanë shumë zarzavate të freskëta, fruta, perime dhe aspak mish e qumësht, kurrë nuk vuajnë nga osteoporoza deri në moshat e thella. Vendosni kumbullat në jetën tuaj të përditshme dhe gëzoni një shëndet të mirë me trup të fortë.
Anila Kalleshi