Sa je dobësuar, po çfarë diete ke mbajtur? Kam eliminuar makaronat!” Sa e sa herë kemi asistuar në një bisedë të tillë, ku makaronat vihen nën akuzë për mbipeshën.
Janë të shuma dietat e viteve të fundit, të cilat eliminojnë ose redukojnë drastikisht makaronat, pasi konsiderohen si “shumë kalorike” dhe sidomos nëse dëshirohet dobësim.
Ditologu italian Alberto Foggiano, në një intervistë për ‘Napoli Today’, ka zbuluar disa sekrete se si mund të shijohet një pjatë me makarona, edhe çdo ditë, pa rrezikuar shëndoshjen.
“Bindja e përgjithshme është se makaronat shëndoshin. Por kjo është një ide e gabuar dhe e pathelluar! Konsumi i makaronave, është e shoqëruar me një reduktim të obezitetit. Kush i eliminon totalisht makaronat nga dietat që mbajnë në shtëpi, bëjnë shumë gabim. Makarona përbën një avantazh shumë të madh për shëndetin”, thotë Foggiano, shkruan noa.al.
Ai shton se nuk ka nevojë që të hiqet dorë nga konsumi i makaronave, por duhet përgjysmuar sasia e ngrënë dhe duhet të shoqërohen me salca të freskëta dhe të lehta.
“Përbërësit ideal për të shoqëruar makaronat, janë domatja e freskët, vaji i ullirit dhe perimet e stinës”, shprehet dietologu italian.