Pas babait me dy djemt dhe nipin përgjegjësi i zjarrfikësve të Gramshit Ilir Llapushi ka treguar se :“Babai me dy djemtë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri – tjetrin. Të katërt nuk kanë ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin.
Këtu për fat të keq ka pasur disa gropa që janë në kohën kur është ndërtuar HEC-i. Ata janë gropa të menjëhershme dhe viktimat nuk e kanë ditur.
Liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not, nuk vihen tabela.
Ne e patrullojmë zonën, por për fat të keq nuk erdhëm.
Këtu nuk ka rojë, nuk duhet të lahet njeri. Asnjë që nuk di not nuk duhet të futet të lahet, sidomos nëpër liqeni, sepse ata janë më të rrezikshëm” tha ai