Për recetën e bakllavasë, ju kemi folur edhe më parë, ama po aq e rëndësishme që ëmbëlsira të dalë perfekte, është sherbeti.
Është e rëndësishme që të përgatitet me masat e duhura, pasi nëse del shumë i trashë ka të ngjarë që sheqeri të ngrijë, duke çuar dëm të gjithë mundin.
Po ashtu sherbeti, nuk duhet të jetë shumë i hollë, pasi bakllavaja do të mbesë e pazbutur. Përgjithësisht, për ëmbëlsira si bakllavaja, produktet janë në raportin 2 me 1. Përshembull, 1 kg sheqer, 500 ml ujë.
Sherbeti vlohet deri në 30 minuta, derisa të trashet pak. Që mos të formohen kokrriza sheqeri, duhet të shtoni pak limon. Nëse bakllavaja është e nxehtë, sherbeti duhet të jetë i ftohtë dhe e kundërta. Në disa raste, sherbeti mund të bëhet edhe dy herë. Nëse nuk është zbutur mjaftueshëm bakllavaja, të nesërmen mund ta shtoni sërish./L.F-dritare