Shumë njerëz i hedhin poshtë mustaqet e misrit sepse nuk e dinë se ka shumë përfitime shëndetësore, të cilat po i rendisim më poshtë.
Parandalon krijimin e gurëve në veshka
Parandalon koagulimin e gjakut
Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Kontrollon nivelin e kolesterolit
Si t’i konsumoni mustaqet e misrit?
Mustaqet e misrit nuk mund të konsumohen ashtu si janë, por si duhet të konsumohen?
Zieni ujin dhe shtoni ato. Më pas shërbeni atë si të nxehtë ose të ftohtë. Mund të shtoni lëngun e limonit për më shumë shije.
Vendosini mustaqet e misrit në një kavanoz qelqi mbushur me ujë dhe vendoseni kavanozin nën dritën direkte të diellit duke e lënë të qëndrojë për një ditë të plotë. Në mbrëmje shtoni mjaltë dhe konsumojeni.
SHËNIM: Nuk këshillohet të konsumohet shumë sasi e mustaqeve të misrit. Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të konsumoni ato nëse jeni shtatzënë pasi mund të çojë në abort./