Përfitimet shëndetësore nga konsumi i bukës së misrit

Bukë misri apo bukë gruri? Nëse keni nivele të larta kolesteroli në gjak atëherë zgjedhja më e mirë për juve është e para. Po ashtu, produktet e misrit janë të këshillueshme për juve.

Misri është mjaft i pasur me proteina dhe vitamina të ndryshme. Ai ka efekte mjaft të mira për uljen e yndyrës në gjak, duke mbajtur në nivele konstante kolesterolin.

Po ashtu, rezulton se misri është një produkt mjaft i mirë për prodhimin e energjisë trupore te njeriu pasi përmban sasi të vitaminës B.

Shoqërimi i bukës së misrit me kos jep rezultate mjaft të mira për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.

Përbërësit

2 kokërr vezë
120 ml vaj luledielli
240 ml qumësht
240 ml kos
300 gr miell misri
150 gr miell gruri
5 gr sodë buke (( si ato për kek ))
2 gr kripë
100 gr djathë i bardhë

Përgatitja
1
Rrihni fillimisht vezët dhe më pas shtojini hap pas hapi të gjithë përbërësit e tjerë.
2
Vazhdoni dhe përziejini derisa masa të jetë homogjene.
3
Vendoseni brumin në tavë dhe futeni në furrë për rreth 30 min në 200°C duke e kontrolluar vazhdimisht në varësi se sa shumë të pjekur e dëshironi.