Pakujdesia gjatë larjes së enëve duke bërë shpeshherë që mbetjet e ushqimeve të depërtojnë brenda në lavaman, mungesa e higjienës dhe derdhja e vazhdueshme e llojeve të ndryshme të yndyrës janë disa nga shkaqet të një prej problemeve më të zakonshme në kuzhinë, bll. okimi i lavamanit.
Edhe pse në treg keni një pafundësi produktesh zhbll. okuese që mund t’ju kryejnë punë, shumë prej tyre përmbajnë kimikate që shkrijnë tubat plastikë dhe krijojnë hapësirë për mbetje të tjera.
Për këtë arsye Living ju tregon tre hapa të shpejtë si të zhbll. okoni, lani dhe dezinf. ektoni lavamanin e kuzhinës pa shumë mund e shpenzimë:
1.SODË BUKE: Shtoni 2-3 lugë çaji me sodë buke në lavaman dhe lë veprojë për 15 minuta derisa tubat ta absorbojnë plotësisht. Sakaq soda e bukës do e ketë dhënë efektin e saj dhe nuk ju ngelet veçse të bëni shpëlarjen me ujë të pastër.
2.UTHULL MOLLE: Hidhni një filxhan me uthulle molle në lavaman dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, në fund lajeni me ujë të pastër, pa përdorur as furçë e as sfungjer.
3.UTHULL RRUSHI: Uthulla e bardhë e rrushit ka të njëjtin efekt si uthulla e mollës. Mjafton të shtoni një filxhan kafeje me uthull të bardhë dhe të ndiqni radhën e mësipërme të punës.