Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…
Viktima ishte me origjine nga fshati Bicaj dhe banonte ne periferi te kryeqytetit, ne zonen e Sharres.
Kola ishte i punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…
Populli thote:”Filli keputet aty ku eshte me i holle”..
Por jo kaq i holle dreqi ta haje….
Kur degjoj
presidentin,
kryeministrin,
kryetaren e kuvendit,
ministrin e brendshem,
deputetet e mazhorances,
te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari,
krejtesisht te pafajshem,
te varfer,
te keqpaguar,
me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”
Shendetshem