Pëllumb Pipero ka thene se te gjithe duhet te jene te kujdeshem dhe te ndjekin rregullat e distancimit social
Ai ka thene se:“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë. Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës.
Ai ka thene se:“Rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë janë më shumë seç prisnim, por nëse do e krahasojmë me periudhën e parë kemi më pak të shtruar se se në valën e parë. Virusi tashmë është më pak i rrezikshëm, është më pak virulent, koha e ekspozimit është më e gjatë dhe rreziku vijon të jetë i njëjtë për të sëmurët me Covid 19. Nëse në fillim të epidemisë rastet asimtomatik mes të rinjve ishin me shumicë, tashmë i kemi dhe të shtruar në spital, asnjë person nuk është i përjashtuar nga mundësia për tu sëmurë, por të sëmurët kronikë janë të rrezikuar.
“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, ka thënë ndër të tjera doktori.