Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur mbrëmjen e sotme në “Opinion” se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën kundër COVID-19 mund të imunizohen.
Ai shpjegoi se organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.
“Vaksina me 100% mbrojte kundër COVID nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëj me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. Njëlloj ndodh me personat që sëmuren”,tha Pipero.