Kolegë të mjekut Pëllumb Pipero njoftojnë se ish kreu i Institutit të Shëndetit Publik është dërguar për kurim të specializuar jashtë vendit.
Mjeku Petrit Vargu thotë se mjeku Pëllumb Pipero është dërguar në Itali.
Pëllumb Pipero u infektua me koronavirus, pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Vargu, duke i uruar Piperos shërim të shpejtë, ka ironizuar kolegët, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
Ai ka bërë thirrje që të mos keqinformojnë publikun, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë infektohen.
“Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rëndonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.
Mos disinformoni popullin! Kjo është një semundje e panjohur dhe e pabesë. Jo të gjithë i kanë mundësitë të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet.
Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte”, shkruan ai.