Një deklaratë e re ka dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që u shënua pak ditë më parë në Himarë, ku humbi jeten 7-vjeçarja Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arkan Tase.
Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares deklaroi për Euroneës, se policia ka fshehur detaje nga ngjarja
Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë nuk mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.
Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte, për të cilat ka shumë dëshmitarë.