Tiranë- Detaje të reja nga grabitja e bujshme e kryer nga nënë e bir në Tiranë.
Policia ka sekuestruar ditën e sotme edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin fshehur në banesën e 49-vjeçares Rozeta Dobi dhe djalit të saj, 23-vjeçarit Havier Dobi, të cilët u arrestuan një ditë më parë në Tiranë.
Një ditë më parë policia bëri me dije se nënë e bir kanë vjedhur në një banesë 120 mijë euro dhe sende me vlerë. Në këtë banesë 49-vjeçarja punonte si pastruese. Por kjo ishte vetëm maja e aisbergut.