Pasi u helmua nga bari i miut vjen lajmi i mire për 7-vjecaren nga Shkodra

Nje lajm i mire vjen nga Shkodra ku mesohet se nje vajz 7-vjecare ka shpetuar nga vdekja pasi ka pirë aksidentalisht barë miu.

7-vjecarja tashme eshte nen kontrollin e mjekeve dhe gjendja e saj eshte stabilizuar.

Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, mjekët arritën të mbajnë në jetë vajzën.

Familja dhe mjekët janë gëzuar për shpëtimin e vajzës, që tani po kalon një periudhë të shërimit dhe monitorimit.