Pasi u diagnostifikua me leukemi humb jeten infermierja 26 vjecare

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Qendresa Llapashtica Ismajli, 26 vjeçarja për të cilën familjarët kërkuan ndihmë për shërimin e saj jashtë Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli.

Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë “Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë, Qendresa Llapshtica-Ismajli.

Varrimi bëhet me datë 19.10.2023 në Prishtinë tek varrezat e Dragodanit me namazin e drekes (13:00. Të pikëlluar familja Llapashtica dhe Ismajl”, thuhet në njoftim.

Qëndresa la pas dy vajza, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe.

Ishte diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk ishte i mundur të bëhej në Kosovë.