Pasi tha se e kishte tradhtuar, Monika rrëfehet sërish për ish-bashkëshortin “Dashuri me shikim të parë”

Monika Lubonja, një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, është treguar gjithmonë hermetike për jetën e saj personale, mirëpo pjesëmarrja në një reality show e ka zbutur paksa. Si kurrë më parë, aktorja e njohur ka ndarë me publikun detaje nga vendimi për t’u bërë aktore, shtatzënia në moshë të re dhe divorci.

Duke u ndalur tek ish-bashkëshorti, ajo ka thënë ndër të tjera se ishte dashuri me shikim të parë dhe se kur e ka parë ka mbetur në vend pa fjalë.

“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. ‘Unë quhem Monika’, i thashë, ‘Nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘Pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’. ‘Aaaa atëherë i thashë‘në 6 apo 6:30’. ‘Bën në 7’, më tha ai, iu përgjigja: ‘Ok’. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu ajo.

Më herët, aktorja ka treguar edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe se si e ka rritur vajzën e saj të vetme