Lajmi se çifti shumë i komentuar në media, Nora dhe Roberti janë ndarë prej ditësh ka bërë bujë në media. Dyshja prej kohësh përfliteshin për ndarje, por ishte Roberti ai që e konfirmoi me një postim ku tregonte se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.
Roberti u shpreh se Norën do ta respektojë gjithnjë si nënën e vajzës së tyre, Renee dhe e falenderoi publikisht që e ka bërë baba. Mirëpo pas ndarjes së prindërve, me kë po qëndron vogëlushja.
Këtë e ka zbuluar sërish Roberti i cili me anë të postimeve në Instastory ka treguar se Renee po qëndron me të.
Këngëtari ka postuar këto ditë foto e video bashkë me Reneen ndërsa në postimet e fundit vogëlushja shfaqet me fustanin e princeshë Elsës. “Elsa ime”, shkruan Roberti për të bijën.
Ndërkohë Nora ditën e sotme njoftoi se po udhëton jashtë vendit, por pa bërë të ditur destinacionin dhe as arsyen.