Ishte prekës rrëfimi i Nita Latifi ditën e djeshme në “Big Brother VIP” ku zbuloi se ka qenë e prekur nga tumori në gji.
Nita deklaroi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë para një viti, por fatmirësisht e kishte kaluar me sukses.
Pas hyrjes në shtëpinë e famshme ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem dhe si pasojë gjatë ditës së sotme në koordinim me produksionin ka dalur nga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësore.
“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji, jam operuar ka kaluar me sukses por kur kam hyrë në shtëpinë kam patur disa shtrëngime, therje dhe sot kam qenë në kontroll që doli që ka ende diçka por që nuk është shqetësueses, është çdo gjë në kontroll, jam në mbikëqyrje”, tha Nita.
Urojmë që çdo gjë të shkojë mirë për të.