Pasi hoqi dorë nga politika ja ku do ta shikojmë tani Monika Kryemadhin

Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë nga postet politike për t’u bërë pjesë e kinematografisë.

Ajo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku është duke xhiruar një skenë filmi, që do të titullohet “Me fat”, i cili pritet të dalë gjatë verës.

Kryemadhi ka deklaruar më herët në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan se në këtë film do të ketë një rol të rëndësishëm.

Ajo ka deklaruar se filmi do të fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare.

“Është një film për familjen, ëndrrat dhe realitetin që përballen të rinjtë sot.”

Tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim Kryemadhin në rolin e aktores.