Sapo është futur në Big Brother, Bledi Mane ka pasur probleme shëndetësore.
Dje gjatë gjithë ditës, por edhe sot ai ka qëndruar shtrirë për shkak të dhimbjeve të forta të dhëmbëve.
Mesa ka thënë ai ka bërë së fundmi një ndërhyrje dentare, e cila i ka sjellë probleme.
Sot në një bisedë me Diolën ai ka treguar se ka edhe temperaturë dhe është parë që mban akull tek pjesa e nofullës. /Dritare