Mjeku Pëllumb Pipero, komentoi efektet e vaksinës kundër Covid-19, pasi ishte ndër të parët që mori atë gjatë ditës së sotme.
“Ndjehem i qetë, kam një dhimbje fare të lehtë në vendin e vaksinimit. Kaq për momentin. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër. Efektet anësore zakonisht shfaqen gjatë orës së parë pasi bëhet vaksina, gjithsesi nuk kam ndonjë shqetësim”, tha Pipero i ftuar në Çim Peka LIVE.
I pyetur nëse është i bindur se ka marrë vaksinën e Pfizer dhe jo vaksinën e gripit, Pipero tha:
“Unë kam thënë se do jem i pari që do vaksinohem. Jam besimplotë te vaksina si mjet kryesor për parandalimin e sëmundjes. Unë i pashë me sytë e mi, i lexova me sytë e mi, i preka me duart e mia. Jam i sigurt 100 përqind që kam bërë vaksinën e Pfizer”