Një nënë e dy fëmijëve nga Teksasi kaloi në shok septik disa ditë pasi lindi fëmijën e saj të dytë me prerje cezariane.
Krysten Pacheco, 29 vjeç, humbi duart dhe këmbët si pasojë e një infeksioni nga nderhyrja që bëri në tetor.
Ajo sapo kishte mirëpritur vajzën e saj, Amelia, dhe kishte dalë nga spitali ku lindi, kur filloi të ndjente ‘ethe’.
Brenda disa ditësh, ajo u transportua me helikopter nga Teksasi në një spital në San Antonio, ku mjekët i thanë se kishte kaluar në shok septik.
Ajo kaloi dy javë në kujdesin intensiv duke marrë frymë përmes një tubi, e më pas iu tha se rrjedhja e dobët e gjakut në duart dhe këmbët e saj kishte shkaktuar aq shumë dëme sa të gjitha gjymtyrët duhej të amputoheshin.
Këmbët i ishin amputuar kembet deri në gjunjë dhe te krahet pjesa e duarve.
“Duart dhe këmbët e mia u bën të zeza. Ata dukeshin si të një personi tjetër, “tha ajo. Duke shtuar se ekipi i saj mjekësor “u përpoq të bënte gjithçka që mundej” për të shmangur amputimin”, tha Krysten për ABC 7 .
Pasi iu nënshtrua amputimit të dyfishtë, asaj iu desh të bënte edhe një duzinë transplantesh lëkure për të riparuar lëkurën e dëmtuar tek gjymtyrët e saj.