Pas termetit te fundit lajmi mire eshte se shpetohen 32 njerez nen rrenoja ne Turqi

Ankara
Kreu Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer, deklaroi se 32 persona u shpëtuan nga rrënojat në tërmetin me magnitudë 5,6 që ndodhi në orën 12:04 sipas orës lokale në rrethin Yeşilyurt të Malatyas dhe se puna e kërkim-shpëtimit vazhdon në dy ndërtesa, raporton Anadolu.

Sezer në konferencën për shtyp të mbajtur në Kryesinë e AFAD-it dha deklarata rreth tërmetit me magnitudë 5,6 që ndodhi sot në Malatya.


Sezer, duke thënë se nga tërmeti i fundit u shkatërruan 29 ndërtesa, theksoi se në kërkim-shpëtim morën pjesë 657 persona.

Ai tha se një person humbi jetën, 110 persona tjerë u plagosën dhe 32 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit dhe se vazhdon puna e kërkim-shpëtimit në dy ndërtesa.

Duke kujtuar se kanë paralajmëruar të mos hyhet në ndërtesat e dëmtuara, kreu i AFAD-it Sezer tha: “Vazhdimisht ka pasgoditje dhe ndërtesat e dëmtuara janë në rrezik shembjeje”.


Yunus Sezer theksoi se për sigurinë e qytetarëve duhet patjetër të qëndrojnë larg objekteve të dëmtuara.