Këngëtarja e njohur Eli Fara ka folur për jetën e saj private, për ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re dhe me sakrificat që është përballur në jetë.
Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.
Eli Fara: Realisht ka qenë me deb ate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur deb ate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.
Eli Fara: E mendoja që atëherë.
Eli Fara: Ai u mundua me të vetën, hyri në një punë, sigurisht që edhe ai më ka dashur, por karakteri i tij, ishte ai që ishte. Unë isha mësuar me një familje të rregullt, me besim për njëri-tjetrin, me mirësi etj dhe shpesh nuk e gjeja veten.
Ardit Gjebrea: Si u ndave?
Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një trag jedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vr anë. Pastaj filloi një tjetër st uhi që ishte goxha e madhe për atë kohë he time, gjy qe mbas gjy qeve që zgjatën shumë.