Pas shkëputjes nga televizioni, ja me çfarë merret spikerja e njohur Silvana Braçe!

Silvana Braçe një nga figurat më të dashura të medias sonë, ndonëse nuk është më pjesë e medias ajo është ende shumë aktive. E kjo nuk ka se si të jetë ndryshe kur punën e bën me dashuri.
silvana-brace

Silvana tregon për suplementin e gazetës “Shekulli” detaje nga jeta e saj e përditshme, familja dhe puna. Ajo nuk ngurron të tregojë se kudo ku shkon udhëtimi më i bukur mbetet ai i vendit të saj, e ndërsa kthehet pas në kohë kujton me nostalgji kohën e kaluar në Televizionin Publik Shqiptar.

Një nostalgji e ëmbël, një kohë e mbushur me pasion, përgjegjësi, emocion, një kohë që mban emrin rini dhe nga mund të vesh themelet për vitet që vijnë. Kjo më ka ndodhur mua”, kështu e përshkruan Silvana këtë kohë të jetuar aty. E për të shkuar tek koleksionimi i fustaneve të koncerteve të ndryshme, që Silvana e pranon që për to mund të harxhojë dhe shumë para.

Cilat janë aktivitet e tanishme tuajat?

Aktivitetet e mia janë kryesisht koncerte të formateve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu një angazhim tjetër këto kohë ka qenë dhe prezantimi i eventeve të librit apo festave të ndryshme që nga shoqata e fondacione, apo institucione. Ndjehem e plotësuar në këtë larmishmëri por me pak kohë në dispozicion për të menduar një nisëm timen. Më ka rrëmbyer dashuria e njerëzve që unë s’mund ta refuzoj.

Silvana-2Ju ka marrë malli për të qenë në televizion?

Mua jo, por më duket, se publikun, po. Televizioni për mua s’ka qenë kurrë qëllim në vetvete, pra për t’u dukur, për të bërë famë, për të realizuar ambicie. Jo! Ai, televizioni, ka qenë punë që unë e kam trajtuar plot nder e respekt. Në të vërtetë, më duket, se kam shumë ç’të përcjell përmes ekranit dhe do të isha e dobishme, por ata që kanë pushtetin e medias nuk di se sa të interesuar janë për të përcjellë tek publiku atë që unë pretendoj dhe e kam bërë me vite, dashurinë dhe mirësinë njerëzore, promovimin e më të bukurave vlera shqiptare që nga gjuha jonë e vyer, tek adhurimi për atdheun. Mendoj, ndoshta pa të drejtë, por që disa njerëz në media janë në vendin e gabuar duke ç’orientuar brezat me përqafimin e çdo lloj shëmtie, gjoja moderne, duke mos përfillur traditat tona të shkëlqyera dhe modelet njerëzore nga më të ndriturat.

Punë e gjatë në TVSH…

Po, e gjatë koha në televizion, se jo në ’90 që nisa punë fikse pranë këtij institucioni, por që në ’79-’80 unë dilja në ekran. Fare e re, por vite janë ato… derisa në 2004 u shkëputa me lindjen e djalit e të tjera histori…

Ç’moment kujton nga koha që keni kaluar në TVSH, që e kujtoni më shpesh?

Studio. Fotografia e saj është fiksuar në kujtesë dhe fytyrat e kolegëve që shpesh më kalojnë si në një film. Një nostalgji e ëmbël, një kohë e mbushur me pasion, përgjegjësi, emocion, një kohë që mban emrin rini dhe nga mund të vesh themelet për vitet që vijnë. Kjo më ka ndodhur mua. Tani gëzoj plot entuziazëm emrin e dashur që paskam krijuar me punën e viteve të shkuara. Ky është momenti më krenar i gjithë jetës sime, kur kuptova që publiku është me mua. Kudo që shkel dhe këdo që takoj, nuk kursehet të më impresionojë me njohjen dhe dashamirësinë dhe gjithmonë kërkesën e palodhur për të qenë sërish në ekran. A mund të ketë diçka më të mrekullueshme për mua?!

A do kemi kënaqësinë ta shohim sërish Silvanën në TV?

Për mua nuk është qëllim, siç thashë më parë, por me kënaqësi do të isha sërish pjesë e televizionit. Por, kjo është një pyetje, apo kërkesë për drejtuesit e TV, sepse ata kanë në dorë edhe fatin e vazhdimësisë aty.

Keni mbaruar ekonomikun, a i keni kushtuar vëmendjen duhur këtij profesioni?

E vërtetë, me kënaqësi dhe mburrje le të përsëris se kam kryer Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë me petagogë të një niveli shumë të lartë dhe në një shoqëri studentore gjithë kërkesa dhe ambicie, të cilët në këto vite të demokracisë janë shumë të rëndësishëm në organizimin tonë politik, ekonomik dhe shoqëror. Pra jam përgatitur për jetën në një mjedis shkencor për t’u admiruar nga kam mësuar dhe marrë edhe unë diçka, patjetër. Kam punuar për katër vite si ekonomiste, por gjithmonë e pa shkëputur nga televizioni dhe skena. Pa dalë nga vetja, sigurisht dhe këtu kam punuar seriozisht, me ndërgjegje dhe përkushtim, por rrethanat favorizuan TV. Në vitet ‘89-’90 një kolege e nderuar, Stoli Beli, prezantuesja e parë e TVSH dhe redaktore e muzikës aty u tërhoq nga puna e përditshme dhe drejtuesit e intitucionit, Ylli Pepo, personalisht që gjej rastin ta falenderoj për të qindën herë, menduan që të vazhdoja unë udhën e Stolisë. Ishte e mbarë! Stolia përveçse një profesioniste e adhuruar, ishte dhe një ëmbëlsirë grua-vajzë, se si çupë rrinte gjithë kohën me faqet rozë, sytë si xixa të vogla dhe zërin lozonjar e të ngrohtë. Të dua gjithmonë Stoli!

maxresdefault

Ti jeton në Tiranë me Agronin dhe Fatjonin. Si është marrëdhënia juaj?

Besoj, dy çunat, domethënë bashkëshorti dhe djali të jenë të kënaqur me mua. Unë, patjetër.

Si nis dhe mbyllet një ditë e juaja?

S’është aq interesante e përditshmja ime, sidomos këto kohët e fundit. Kryefjalë është familja dhe detyrat si nënë, por patjetër që ekzistoj edhe si një qenie shoqërore. Komunikoj me shumë persona gjatë gjithë ditës për çështje nga më të ndryshmet, duke nisur që nga ndihma dhe veprat e mira për njeri-tjetrin, sajë njohjeve të shumta që unë kam, deri tek interesat e punës.

Po raportet me familjarët tuaj…

Familja në kuptimin më të gjerë përfshin edhe kushërinjtë. Tek ata jo se jam kaq shumë e pranishme për shkak të intensitetit të jetës në përgjithësi, por i kam në zemër dhe në çdo rast nevoje jam aty për t’u gjendur në krah.

Si e përkufizon Silvana dashurinë?

Nuk kam një përkufizim, por po i referohem si shpesh bëj, babait tim. Në një nga këto ditë që ishte sëmurë, e ngushëllonte veten duke thënë: “Kur mbaron dashuria, nuk ka ç’të duhet më jeta!”. Besoj, mjafton për ta përshkruar atë.

Cili nga udhëtimet që keni bërë nëpër botë ju ka lënë më shumë mbresa dhe do të dëshironit të ktheheni sërish?

Do të kthehesha mbrapsht për këtë pyetje, për të thënë, se ngado që shkova, më të bukur se Shqipëria nuk takova.

Librat që lexon Silvana?

Më pëlqejnë librat historikë, biografikë dhe romantik, ndonjëherë. Për shkak të një jete shumë impenjative nuk kam lexuar aq shumë, sa do të kisha dëshiruar, ndaj më pëlqen të dëgjoj e të shoqërohem me njerëz më të ditur dhe më të lexuar se sa unë. Është një etje e pashuar për të nxënë gjithmonë të reja e për të ditur, mundësisht gjithçka, nga shkenca, politika, filozofia, arti në të gjitha kohët.

Pas rolit tek filmi “Drejt fundit”, tashmë nuk jeni peng?

Oh, ishte një tentativë pa e menduar shumë e pa zgjedhur. M’u ofrua roli dhe nëpër atë ëndërr që më shoqëronte gjithë jetën time për të qenë aktore ndonjëherë, nuk thashë jo.

Çfarë ka me merak apo pikë të dobët Silvana?

Gjithë meraqe jam unë e gjithë pika… E vras mendjen shumë, e lodh veten drejt vlefshmërisë, përsosmërisë dhe idealizmit absolut.

Për çfarë shpenzon më shumë para Silvana?

Unë nuk harxhoj shumë para. Jo për kursim, por se shpërdorimi i tyre më duket krim. Të bëj ekonomi më duket një art i vërtetë. Megjithatë, e di proverbin: “Nuk jam aq i pasur që të blej lirë!”. Si do të jetë, momenti që unë mund ta teproj dhe të më dalë pak nga kontrolli, është blerja ose përgatitja e fustaneve të skenës ku kam, tashmë, një koleksion shumë vjeçar dhe të shtrenjtë.