Një 72 vjecar ka qëlluar gruan me sëpatë në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Breg Shkozë të Vorës.
Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe.
Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.