Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka sulmuar me raketa e bomba Ukrainën duke shpallur luftën mes dy vendeve. Deri më tani raportohet se të vdekur nga të dyja frontet e luftës, ndërsa mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar sulmeve që pritet të ndodhin në orët në vijim. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një ushtari ukrainas i cili edhe pse në frontin e parë të luftës iu ka dërguar një mesazh prindërve të tij.
I veshur me uniformë ushtari u jep lamtumirën prindërve, teksa dëgjohet duke thënë:
Ata po na sulmojnë neve. Është mirë që ne jemi ende gjallë. Nëse diçka ndodh… mami, babi ju dua shumë. Gjithçka do jetë mirë!
📍 Ukrainian soldier tells his parents about the bombing of his positions
They are bombing us ..
It is good that we are all still alive ..
If something happens .. Mom, Dad, I love you!
Everything will be fine!#Ukraine #Russia #warzoneclips pic.twitter.com/QtCHt3qUJm— Front News Ukraine (@Front_News_eu) February 24, 2022