Pas ndarjes nga Flamuri, Armonda ben postim e bukur ne instagram

Disa javë më parë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale dolën me një njoftim publik.

Flamuri dhe Armonda bënë të ditur se do pauzojnë për arsye personale, zhvillim ky që ngriti dyshimet për një krizë të mundshme mes tyre. Blogger-ja ka ‘pastruar’ profilin nga fotot e përbashkëta duke lënë vetëm veten.

Ajo sërish pas spastrimit të profilit të saj – emri i të cilit vazhdon të ketë dy emrat e çiftit – u rikthye në Instagram, “A ju morri malli”, shkruan ajo duke hapur opsionin e pyetjeve.

Pyetja e parë që ajo iu përgjigj ishte e një ndjekësi që pyet, “A je kthyer me Flamurin?” dhe blogerja iu përgjgij duke thënë, “Kush tha ashtu?”

Një nga ndjekësit e pyeti se a do të flasë hapur ajo apo të jap një deklaratë në lidhje me ndarjen dhe ajo u përgjigj se ‘do të ketë një deklaratë nga ana e saj po nuk e di se kur dhe se si’.

Sa i përket emrit të llogarisë së saj në Instagram një ndjekës e pyeti se kur do ta ndryshoj dhe ajo u përgjigj, “Nuk e di, nuk e di si ta bëj tani”.

Një tjetër ndjekës e pyet për gjendjen e saj emocionale dhe ajo përgjigjet:

“Jam e lumtur, nuk jam ndjerë kurrë më e lirë”./prive