Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër.
Për emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News, Anila Hoxha deklaroi se për shkaqe sigurie, Erdgys Arrazi po mbahet i vetëm në qeli.
Mes të tjerash gazetarja e kronikës tha se e dashura e Erdgys Arrazit nuk është pyetur ende nga policia pasi është në gjendje të rënduar psikologjike. Megjithatë në një dëshmi paraprakë ajo ka thënë se nuk e ka takuar gruan e Erdgysit, por është takuar me fëmijët e tij.
Nga ana tjetër Hoxha tha se policia po heton se ku ndodhej Erdgys Arrazi në momentin e ngjarjes.
Një detaj tjetër i rëndësishëm është se policia dyshon në sinqeritetin e deklaratës së kunatës, ndaj edhe do të merret sërish në pyetje.