Vazhdojnë të shtohen gjithnjë e më shumë numri i grave dhe femrave që largohen nga shtëpitë e tyre në drejtim të paditur për arsye nga më të ndryshme.
Dy gra, një në Belsh dhe një në Gramsh janë larguar nga banesat e tyre. Burrat e grave, të shqetësuar kanë shkuar të alarmuar në polici.
Policia ka njoftuar se shtetasi F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, ka bërë kallëzim pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më.
Po Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Në shumë raste arsyeja kryesore që i detyron gratë të marrin këtë vendim është dh una e bashkëshortëve të tyre, por këtë herë nuk mund të thuhet a është vërtet kjo aryse apo dicka tjetër, sepse ende nuk dihet dicka konkrete.