Nuk u mjaftua me një postim në rrjete sociale, Bes Kallaku ka dhënë një tjetër deklaratë domëthënëse për “ndarjen” nga Xhensila.
Ai tha se në jetë familje, gruaja dhe vajza e tij janë gjëja më e shtrenjtë dhe dashuria më e madhe.
Fillimisht Besi ka treguar historinë e një vajze e cila dëshironte të largohej nga qyteti i saj edhe pse e donte shumë vetëm nga paragjykimet e fjalët e njerëzve. E duke e lidhur me këtë Besi është shprehur shumë I irrituar kundrejt njerëzve që shpifnin gjëra të pavërteta.
“Dua ta mbyll me një shprehje të At Zef Pllumbit, i cili thotë: Jemi ‘verbnue shpritnisht dhe nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi si e si ti bëjmë vorrin vllahut. Ky është realiteti sot për fat të keq në Shqipëri.
Deklarata ime është që shenjtëria më e madhe është familja në jetë. Dashuria më e madhe është familja, është vajza ime, gruaja ime kështu që për të gjithë portalet dhe të gjithë ju…”- ka thënë Besi, duke i mbyllur për këtë vit të gjtiha tashethemet negative.