Pas komplikacioneve humb jeten 12-vjecarja nga Durrësi

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Durrës, ku një vogëlushe 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar.

Raportohet se e mitura ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se vajza ishte paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë së Durrësit me kriza epileptike pasditen e sotme, ku gjendja e saj ishte qetësuar.
Fatkeqësisht gjendja e saj më pas u përkeqësua dhe ajo u dërgua për mjekim në reanimacionin e të rriturve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se hemorragjia cerebrale ka qenë shkaku i vdekjes së 12-vjeçares.
E mitura ishte nga Sukthi.