Shqipëria do të ketë një ambasadë edhe në Australi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe selia e saj do të jetë në kryeqytetin australian, Kanberra.
Shqipëria do të ketë një ambasadë edhe në Australi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe selia e saj do të jetë në kryeqytetin australian, Kanberra. Për këtë lajm ka reaguar edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili njofton se kjo ambasadë do të ofrojë afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.
Ai shkruan se ky vendim do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis dy vende, ndërsa vë theksin se do të shumë shpejt do të hapen edhe ambasada të tjera në botë, për të pasur një përfaqësi sa më të gjerë në aspektin diplomatik.
“Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë! Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithës! Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.
Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin. Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeo-politike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeo-strategjike e saj. Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).
Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik. Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë është një veprim me peshë të patjetërsueshme! Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë”, tha Cakaj.