Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë, si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati Kreut aktual të Shtetit, Ilir Meta.
Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë? Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.
E lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.
Ndërsa sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit