Parashqevi Simaku tregon per here te pare pse flinte ne rrugë

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi vetë të qëndronte në rrugë.

Ajo e cilësoi këtë etapë të jetës si “e shkuar, e harruar”, por sqaroi se ajo, si shumë amerikanë, edhe pse kishin vende ku mund të shkonin, sërish zgjodhi të qëndronte jashtë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Keni kaq muaj që më pyesni se çfarë të ka ndodhur. Si është e vërteta, Parashqevi?
Parashqevi Simaku: E vërteta është që hajde të shkojmë të kënaqemi se nuk do njeri të dëgjojë…Të shkuara, të harruara, themi ne.
Blendi Fevziu: Të shkuara, të harruara?
Parashqevi Simaku: Po!
Blendi Fevziu: Po pse ndenje jashtë tani?
Parashqevi Simaku: Po pse të mos rrija jashtë?
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Posi! Me qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Ne kishim edhe vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të rrija jashtë.
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Po, ishte e imja.
Blendi Fevziu: Dhe e quan një pjesë të mirë të jetës tënde?
Parashqevi Simaku: Absolutisht!

Kjo është hera e parë që Parashqevi Simaku tregon të vërtetën e gjetjes së saj në rrugët e New York. Interesi publik për jetën e saj u rizgjua pasi qarkulloi një video në kanalin amerikan “ABC7NY”, ku këngëtarja merrte ndihma bamirësie.

Më tej, u bë një zhurmë e madhe online, qindra reagime, përfshirja e Elton Ilirjanit, një buzëkuq Dior, vathë diamanti dhe një rikthim në muzikë, për të kuptuar se në fakt, teoritë ishin thjesht hipoteza dhe Parashqevia e kishte bërë zgjedhjen e saj.