Sergei Markov, një ish-zëdhënës i Vladimir Putinit ka tronditur me deklaratën e tij gjatë ditës së sotme, ku u shpreh se lufta do të përfundojë vetëm kur dy të tretat e territorit të Ukrainës të jenë pushtuar nga Rusia dhe të vendoset një qeveri e re. Markov tha gjithashtu se ofensivën e Rusisë në Ukrainë e sheh si çlirim. “Kjo luftë do të përfundojë pasi Rusia të çlirojë territorin ukrainas nga regjimi represiv neo-nazist dhe do të formohet një qeveri e re”- tha ai.
Disa ditë më parë gjatë një interviste në Newsnight të BBC-së, Sergei Markov tha se Putini kishte “ndalur së thëni të vërtetën” për çështjen e Ukrainës sepse ishte marrë tashmë vendimi për të pushtuar, dicka që në fakt rezultoi e vërtetë.
Përmendim këtu se Rusia i quan sulmet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.