Drejtori OBSH Hans Kluge, tha në një konferencë shtypi të enjten se rritja e rasteve duhet të shërbejë si një paralajmërim i asaj që do të vijë.
“Rastet javore tani kanë tejkaluar ato të raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Europë në mars,” tha Kluge. “Javën e kaluar, numri i përjavshëm i rajonit tejkaloi 300,000 pacientë.”
Më shumë se gjysma e vendeve europiane kanë raportuar një rritje të rasteve të reja prej më shumë se 10% në dy javët e fundit, shtoi Kluge.
“Në pranverë dhe në fillim të verës ne qemë në gjendje të shihnim ndikimin e masave të rrepta të bllokimeve. Në qershor rastet u ulët. Numrat në rritje të shtatorit, megjithatë, duhet të shërbejnë si një paralajmërim për të gjithë ne,” tha ai.
Përqindja më e madhe e rasteve të reja është ende midis moshave 25-49 vjeç.
E ndërsa infeksionet me Covid-19 rriten në shifra rekord ndaj beni kujdes dhe tregohuni vigjilent ndaj virusit edhe pse visuri eshte me i dobet