I gjithë territori i Shqipërisë u përfshi prej mbrëmjes së djeshme deri në mëngjesin e sotëm nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me rrebeshe në disa zona. Meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” u shpreh për Abcnews.al se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike.
“Duke filluar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në mëngjesin e ditës së sotme, territori shqiptar ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, më të dukshme në zonat jugore. Herë pas here reshjet kanë qenë në formën e rrebesheve.
Pritet përmirësim gjatë orëve të paradites sot në zonat e ulëta dhe perëndimore, ndërsa mbetet reshjet e pakta në zonat lindore. Reshjet e pakta mbeten në ditët e para të javës, por dita e enjte na sjell një sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakët.
Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka shënuar rënie duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 4 gradë në zonat malore, ndërsa vlerat maksimale parashikohen 21-22 gradë. Nga e marta dhe në vijim presim rënie të djeshme duke bërë që mëngjesi i enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.
Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. Herë pas here gjatë mesditës dhe pasdites problematik do të jetë edhe parametri i erës, ku në det të hapur parashikohet të arrijë në 55 km/h.
Kosova dhe Maqedonia mbeten me rrebeshe shiu jo vetëm sot, por deri ditën e mërkurë. Ditën e enjte dhe të premten do të ketë rrebeshe shiu, nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës. Fundjava përmirëson disi kushtet atmosferike. Edhe temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në Kosovë të zbresë në -2 gradë në zonat malore.
Në Maqedoni zbret maksimale priten deri në 15 gradë” tha Bami. I gjithë rajoni këtë javë është i përfshirë nga moti i keq, që në disa vende ka shkaktuar përmbytje./ db/Abcnews.al