Një paralajmërim për tsu nami është lëshuar për ishullin Paqësor të Kaledonias së Re, pasi një tërmet me magnitudë 7.7 ballë god iti brigjet e vendit, duke nxitur paralajmërime se valët e rrez ikshme të tsunamit deri në tre metra të larta mund të arrijnë në Kaledonian e Re dhe Vanuatu.
Tërmeti ishte me thellësi 10 km dhe ndodhi rreth 155 km në juglindje të Ishujve të Loyalty, të cilat janë pjesë e Kaledonias së Re, një territor francez, pasditen e së mërkurën me orën lokale.
“Bazuar në parametrat paraprak të tërmetit, valët e rrez ikshme të tsunamit janë të mundshme për brigjet e vendosura brenda 1000 km nga epiqendra e tërmetit”, paralajmëroi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTËC), duke thënë që valët mund të arrijnë mes një dhe tre metra lartësi.
Tërmetet janë përgjithësisht më shka tërruese kur fokusi është afër sipërfaqes, megjithatë nuk kishte raporte fillestare të dëmtimeve ose dallgëve shkat ërruese. Paralajmërime për tsunami janë vendosur për Zelandën e Re, Australinë dhe disa pjesë të tjera të Oqeanit Paqësor.